LajmeShowbiz

Influencuesja e njohur mahnitet nga vajza shqiptare, flet shqip në TikTok

YouTubere-ja dhe influencuesja e njohur ndërkombëtarisht, Wizard Liz, është bërë kryefjalë e rrjeteve sociale.

Këtë herë, vëmendjen e mori një video virale e publikuar në platformën TikTok, ku ajo shpreh hapur admirimin e saj për vajzat shqiptare.

Në videon që ka marrë mijëra pëlqime e komente, Liz dëgjohet duke treguar me entuziazëm një episod të këndshëm që i ka ndodhur në lokal.

“Ne i duam gratë shqiptare. Kamarierja këtu më njohu, djema. Ajo është shqiptare dhe është shumë e bukur”, shprehet ajo me buzëqeshje para kamerës.

Pjesa më e veçantë e këtij momenti ishte kur Liz, së bashku me shoqen e saj, tentuan të flisnin direkt në gjuhën shqipe. Teksa konsumonin ushqim, ato u dërguan një mesazh dashurie ndjekësve shqiptarë duke thënë me mjaft ëmbëlsi fjalët:

“Të dua dhe zemër”.

Ky gjest ka ngjallur reagime të shumta pozitive në rrjet, ku ndjekësit shqiptarë e kanë mbushur hapësirën e komenteve me falënderime dhe komplimente për respektin e treguar ndaj kulturës dhe vajzave shqiptare. /Prive By Liberta Spahiu

Related Articles

Back to top button
Close
Close