BotaLajme

Ursula von der Leyen: BE do të marrë pjesë financiarisht në rindërtimin e Ukrainës

“Bashkimi Evropian ka një detyrë morale të marrë pjesë financiarisht në rindërtimin e Ukrainës dhe do ta bëjë këtë duke sugjeruar kritere të qëndrueshmërisë mjedisore”, ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Ajo foli mëngjesin e sotëm në Vatikan në konferencën kushtuar temës “Rindërtimi i së ardhmes për njerëzit dhe planetin” organizuar nga Akademia Papnore e Shkencave së bashku me Bauhaus Earth.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar shkatërrimin e shkaktuar nga kjo luftë mizore”, tha Von der Leyen:

“Ne do të fillojmë të rindërtojmë Ukrainën dhe kjo nuk është vetëm në interesin e Evropës, por është detyra jonë morale të japim një kontribut të fortë Rindërtimit”, u shpreh ajo.

“Të gjithë do të duhet të kontribuojnë, institucionet financiare, por ne kemi një detyrë morale të rindërtojmë. Unë fola për këtë me Zelensky, do të ketë iniciativa për financim, një plan Marshall për Ukrainën, për koordinim, ajo që është më e rëndësishme, janë shtëpitë e shkatërruara, rrënojat, e ne do ta rindërtojmë Ukrainën, por do të duhet ta bëjmë atë në një mënyrë më të mirë. Unë do të jem përgjegjëse për paratë dhe për reformat që lidhen me investimet, dhe rindërtimi do të jetë përgjegjësi e ukrainasve, ata do të vendosin se si të rindërtojnë, por ata tashmë po kërkojnë këshilla. Ne nuk duhet të kthehemi në strukturat e vjetra. në BE, ne duhet ta bëjmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe këto janë parimet e Bauhaus-it të ri europian”, nismë e paraqitur nga vetë Von der Leyen, që synon një politikë të qëndrueshme urbane dhe arkitekturore për mjedisin.”

Kryekomisionerja Europian Ursula Von Der Leyen, ndodhet për një vizitë zyrtare në Romë, ku pritet të takohet me Presidentin italian Sergio Mattarella, me Kryeministrin Mario Draghi, me Papa Franceskun e me Kryetarin e Bashkisë së Romë, Robeto Gualtieri.

Ajo do të marr pjesë dhe në ceremoninë e përurimit të Festivalit Ndërkombëtar të lanciuar nga Bashkimi Europian “New European Bauhaus”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close