BotaLajme

Moska dëbon 40 diplomatë gjermanë, Gjermania thotë se ishte e pritshme

Moska ka njoftuar se po dëbon 40 diplomatë gjermanë në reagim ndaj vendimit “jomiqësor” të marrë nga Berlini për të dëbuar stafin diplomatik rus për shkak të luftës në Ukrainë, raporton BBC.

Ministria e Jashtme e Rusisë në një komunikatë për media ka thënë se është ftuar ambasadori i Gjermanisë në Moskë dhe i është dorëzuar “një shënim për 40 punonjës diplomatikë gjermanë në Rusi që janë shpallur persona non-gratae”.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se ka pritur një gjë të tillë.

“Ne kemi pritur hapin e sotëm, por nuk është assesi i justifikueshëm ky hap”, tha Baerbock.

Ajo ka shtuar se 40 diplomatët rusë që janë dëbuar nga Berlini në fillim të prillit nuk kishin shërbyer për asnjë ditë diplomacisë, ndërsa diplomatët gjermanë që po dëbohen nga Rusia nuk kanë bërë asgjë të gabuar.

Shtetet perëndimore kanë dëbuar dhjetëra diplomatë rusë pas fillimit të pushimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Personat që shpallen non grata kanë disa ditë apo javë për t’u larguar nga një shtet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close