BotaLajmeTopLajm

Putin e di se Vucic i dërgon municion Ukrainës, shkruan gazeta e njohur amerikane

Sipas pretendimeve të gazetës amerikane The New York Times, blerësit amerikanë të armatimit tashmë një kohë të gjatë bashkëpunojnë në Evropën lindore për t’i ndihmuar palës ukrainasi në luftë. Një prej vendeve nga ku armatimi shkon në front është Serbia, transmeton Gazeta Metro.


Në artikullin theksohet se një kompani që është përfshirë në gjetjen e fabrikave ku mund të prodhohen armatim dhe municion “jo standard” Florida Ultra Defence, bashkëpunon me prodhues armatimi në Rumani, Bosnje e Hercegovinë, Serbi, Sllovaki, Çeki dhe Bullgari.

Me këtë temë është marrë edhe gazeta kroate Jutarnji List, që pretendon se në të gjithë këtë biznes merr pjesë edhe prodhuesi serb i armatimit Zastava në Kragujevac.

Roli i Serbisë në këtë projekt është interesant pasi kështu punon kundër Rusisë pasi dërgon armatim dhe municion Ukrainës. Këto informacione i sjelli në dritë procesin e presionit ndaj Beogradit që t’i vendosë sanksione Moskës. Shitja e municionit, e me gjasë edhe armatimit tjetër mbrojtës për Ukrainës, një faktor i mundshëm i izolimit të Serbisë për shkak të mos bashkërendimit të politikës së jashtme.

Moska është gjithsesi e njoftuar se Serbia është pjesë e armatosjes, por me gjasë është e detyruar të pranojë këtë lojë pasi që është e vetëdijshme se nuk mund ta ndalojë Aleksandar Vucic në këtë biznes përfitues shkruhej në tekstin që e ka analizuar Jutarnji List.

Në ndërkohë thuhet se po vazhdon modernizimi i arsenalit ukrainas me dërgesën e llojeve të reja të armatimit sipas standardeve të NATO’s, si dhe stërvitjet e trupave ukrainase.

“Në një lokacion të paspecifikuar në Poloni, artileristët ukrainas po stërviten me shfrytëzimin me artileri amerikane të kalibrit 155 milimetrash me rreze deri 40 kilometra. SHBA dhe partnerët, pasi që mbrojtën Ukrainën nga sulmi i parë rus, tani ngadalë po fusin ‘municion standard, në kuadër me standardet e NATO’s, pasi në këtë rast zbutet varësia nga, për shembull, Serbia, që është me rëndësi tani në pritje të vazhdimit të betejës, dhe rregullimit të shtesë të arkitekturës së sigurisë në Ukrainë dhe Detin e Zi” kanë shkruar The New York Times./gazetametro.net

Related Articles

Back to top button
Close
Close