LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM, po shtojmë tokën e punueshme në kohën e krizës

LSDM mburret se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe Ministria kompetente e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave janë duke ndërmarrë masa për rritjen e prodhimit bujqësor në kohën e krizës ekonomike globale dhe mungesës së produkteve bazë ushqimore në tregun botëror.

Për këtë qëllim tashmë është shpallur Thirrja publike për ndarjen e tokës bujqësore falas mbi tre hektarë.

“Me këtë Thirrje Publike, ne vëmë në dispozicion 5722 hektarë tokë bujqësore për kultivimin e kulturave strategjike, gjegjësisht grurë, misër, elb, luledielli, thekër, oriz, tërshërë, rrape vajore, triticale dhe bizele blegtorale.Këto kultura janë veçanërisht të rëndësishme kur ato bëhen të paarritshme për tregun botëror si rezultat i agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës” – tha anëtari i Komisionit për Bujqësi i LSDM- së, Trajan Dimkovski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close