
Janez Jansa, kryeministër aktual i Sllovenisë dhe kandidat për po të njëjtën pozitë shpërndau një shkrim të një gazetari slloven, i cili po raporton për skandalin financiar atje ku i përfshirë është edhe Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Jansha po garon kundrejt Rober Golob, i cili sipas mediave sllovene, ka pranuar 600 mijë euro të dyshimta nga ambasadori i Kosovës.
“Nëse paratë e GEN-it [kompanisë serbe, v.j] për Robert Golob i ka transferuar vërtetë Martin Berishaj, përndryshe diplomat nga Kosova, atëherë ky është një top skandal në Ballkan. Sepse MB është edhe ambasador i Kosovës në Kroaci”, shkroi Pozhar në Twitter.
Ky postim u shpërnda nga Jansha në Twitter.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Golob gjatë një debati me Jansha, deklaroi se ky i fundit dhe ambasadori Berishaj janë miq.
Jansha e ka konfirmuar se e njeh Berishajn, kryetarin e Shoqatës Kulturore Shqiptare në Slloveni, por mohoi të ketë lidhje shoqërore me të.
Berishaj, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka mohuar akuzat.




