BotaLajmeTopLajm

Erdogani: Shpresoj që Putini dhe Zelensky të takohen në Stamboll

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, këtë të premte ka deklaruar se shpreson që në kuadër të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dy homologët e tij, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, të takohen në Turqi.

Erdogani është shprehur se është e rëndësishme që ato të pranojnë ftesën për një takim të mundshëm mes tyre në Stamboll në kuadër të bisedimeve për paqe.

“Shpresoj që ky takim mes liderëve të mundë të mbahet në Stamboll nëse ata e pranojnë ftesën”, ka thënë ai.

Ndërkohë, duke iu referuar bisedimeve të zhvilluara në Bosfor në fund të marsit midis delegacioneve nga Moska dhe Kievi, Erdogani është shprehur se shpreson që të ketë një rezultat në negociatat mes dy vendeve. /abcnews

Related Articles

Back to top button
Close
Close