BotaLajme

Papa refuzon takimin me kreun e Kishës Ortodokse, i cili bekoi luftën e Putinit

Megjithatë, Papa Françesku tha për “La Nacion” se i vjen keq që plani për vizitë pezullohet, pasi diplomatët e Vatikanit këshilluan se një takim i tillë “mund të sjellë shumë konfuzion në këtë moment”.

Ky do të ishte takimi i dytë i Papa Frenaçeskut dhe kreut të Kishës Ortodokse Ruse.

Takimi i tyre i parë u zhvillua në Kubë në vitin 2016 dhe ishte i pari midis një Pape dhe një udhëheqësi të Kishës Ortodokse Ruse që nga Ndarja e Madhe që ndau krishterimin në degë lindore dhe perëndimore në 1054.

Muajin e kaluar, Kirill, 75 vjeç mbështeti pushtimin e Ukrainës nga Moska dhe pretendoi se Rusia “kishte hyrë në një luftë që nuk ka një rëndësi fizike, por një rëndësi metafizike”.

Ai është bërë një nga mbështetësit më të shquar të pushtimit të Putinit dhe është akuzuar nga priftërinjtë ortodoksë në Ukrainë se ka “bekuar luftën”. /abcnews

Related Articles

Back to top button
Close
Close