Tashmë lajmi që qarkullonte në media është konfirmuar zyrtarisht edhe nga vetë klubi katalanas, Sergi Barjuan do të jetë trajneri i përkohshëm i Barçës duke zëvendësuar kështu në stol holandezin Ronald Koeman duke filluar që nga ndeshja e radhës ndaj Deportivo Alaves. Gjithsesi Barjuan do të jetë thjeshtë një trajner momental për Barcelonën që do të përpiqet t’i japë fund krizës së rezultateve, pasi me shumë gjasa tekniku i ri i blaugranave do të jetë ish-mesfushori Xavi Hernandez i cili më parë duhet të prishë kontratën me Al Sadd.
Related Articles
Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë
2 Maj, 2024
“Borrell i vendosi masa Kosovës pa një vendim të Këshillit Evropian, ndërsa tash kërkon konsensusin e 27-të vendeve anëtare”
2 Maj, 2024