BRITANI– Të gjithë sytë ishin kthyer nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson i cili ishte në një ‘betejë serioze’ me çadrën e tij.
Sipas pamjeve të publikuara nga The Telegraph, ai hapi çadrën e tij dhe u mundua tja ofronte një gruaje që ndodhej pas tij, më pas papritmas çadra u mbyll dhe kur ai ritentoi ta hapte ajo u kthyer mbrapsh dhe për shkak të erës së fortë.
Kjo situatë shkaktoi të qeshura te të pranishmit, ku pranë tij ndodhej dhe Princi Charles i cili nuk mund të mos qeshte me pamjen e Johnson i cili mundohej të hapte çadrën.
c
Incidenti ndodhi ndërsa Johnson dhe Princi Charles morën pjesë në zbulimin e një memoriali për oficerët e policisë të cilët kanë vdekur gjatë kryerjes së detyrës në Anglinë qendrore të Mërkurën.
Por nuk është hera e parë që Johnson u pa duke luftuar me një çadër. Më pak se 24 orë më parë të martën, kryeministri u pa i lagur nga shiu gjatë një interviste televizive, pavarësisht se mbante një ombrellë.
(d.a/dosja.al)