Gjykata e Apelit e ka shfuqizuar aktvendimin për rastin “Titanik” në të cilin ishte i dënuar ish deputeti i BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri dhe e ka kthyer lëndën në rigjykim.
“Pas seancë së mbajtur më datën 12.07.2021, është miratuar vendimi me të cilin u pranuan ankesat e të akuzuarve I.G dhe E.A të deklaruara nëpërmjet mbrojtësve të tyre, me çka është shfuqizuar vendimi eishkallës së parë dhe është kthyer lënda para Gjykatës penale në Shkup për gjykim të sërishëm”, qëndron në komunikatën e Gjykatës së Apelit, përcjell SHENJA.
Ismet Guri dhe Ejup Alimi më 31 mars 2020 ishin dënuar me nga tre vite e gjysmë burg në rastin “Titanik 3” për shkak shkatërrimit të materiali zgjedhor në zgjedhjet lokale në komunën e Çairit, në vitin 2013.