
Ministri i Bujqësisë, njëherit edhe sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, në një intervistë ka folur rreth situatës politike dhe sferën e bujqësisë.
I pyetur në lidhje me premtimin e Lëvizjes Besa për grafën etnike në letërnjoftime, Hoxha deklaroi se kjo do të realizohet, duke shtuar se nuk ka “fërkime” brenda koalicionit në lidhje me këtë çështje, por ministri njëherësh sekretari i Lëvzjes Besa nuk dintë thotë se kur do të ndodhë kjo.
Ndryshe dje me 62 vota pro ka kaluar në lexim të parë ligjinpër letërnjoftimet, por pa grafën etnile të shumëpremtuar nga Lëvizja Besa.
Premtimi i ministrit të bujqësisë duket të jetë dush i ftohtë për qytetarët kur për pakë ditë parlamenti dontë shkoj në pushime dhe kryeparlamentari pritet të shpallë zgjedhjet lokale.
Në lidhje me rezolutën e VMRO-DPMNE-së, ai tha se i respektojnë vijat e kuqe maqedonase, por shtoi se rezoluta nuk do të sjellë asgjë të mirë për eurointegrimet e shtetit.



