
Kryeministri Edi Rama njoftoi se kanë mbërritur në Shqipëri 25 mijë doza të tjera vaksine, Sputnik.
“Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”, shkroi Rama në një postim në Facebook.
Një ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se deri tani, në vendin tonë janë kryer 450 mijë vaksinime, ndërsa kanë mbërritur 728 mijë doza vaksinash antiCovid, shkruan A2.
Në Shqipëri janë momentalisht në përdorim 4 vaksina, Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V. Shqipëria fillimisht e refuzoi ofertën e Rusisë për të marrë vaksinën ruse, por në mesin e muajit prill u arrit një marrëveshje për blerjen e saj. Akti normativ parashikon që marrëveshja të qëndrojë sekrete dhe nuk jepen detaje se sa vaksina janë blerë dhe se sa kanë kushtuar ato.



