
Republika e Maqedonisë së Veriut sot ka pranuar një donacion nga Republika e Sllovakisë. Bëhet fjalë për 4 respiratorë të cilët janë ofruar vendit tonë si donacion nga programi për solidaritet nga vendet antare të BE-së, shkruan TOP24.
Sipas Ministrit të Shëndetsisë në RMV, Venko Filipçe ky donacion ka ardhur falë angazhimit të ambasadorit Sllovak në vendin tonë dhe zëvendësministrit për çështje europiane të Sllovakisë.
“Ky është edhe një akt solidariteti nga vendet e Bashkimit Europian, ky sistem i solidaritetit filloi që nga fillimi i vitit të kaluar me fillimn e krizës me pandeminë ku falë këtij programi kanë ariitur shumë materiale medicinale pa të cilat këtë krizë vështirë do ta menaxhonim. Dua të falenderoj zëvendës ministrin e çështjeve Europine të Sllovakisë, veçanërisht deri te ambasadori shumë aktiv të Sllovakisë në vendin tonë i cili personalisht me kontaktet e tija personale që të kemi këtë donacion që tani më është vënë në përdorim ndërsa ata janë 4 respiratorë të cilët kanë karakteristika për tu përdorur për ata që janë të sëmurë nga KOVID19.” tha Venko Filipçe ministër i shëndetsisë, transmeton TOP24.



