LajmeMaqedoniTopLajm

Shilegov mer kredi 70milion euro për tranvaj në rota, Shkupi qyteti parë në Ballkan më këtë sistem (VIDEO)

Është nënshkruar kontrata për huamarjen e 70 milion eurove nga Banka Europiane për zhillim dhe rimëkëmbje për ndërtimin e tranvait me rota në Shkup. Kontrata për vendosjen e një transporti të ri ekologjik qytetin kryesorë sot është nënshkruar nga ana e kryetarit të qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe nga ana e minstrit të finansave Fatmir Besimi dhe ministri për transport dhe lidhje Bllagoj Boçvarsk si dhe kryetari BERZH-it, Andi Aranitasi, shkruan TOP24.

Huamarja prej 70 milion euro dedikohet në vendosjen e dy linjave edhe ate Gjorçe Petrov deri në Novo Lisiçe dhe nga Buteli deri në lagjen Kisella Voda.

Kryetari i qytetit  Petre Shilegov pas nënshrkimit të huamarjes theksoi se ky është një moment historik për Shkupin sepse pas 40vitesh po realizohet projekti për tranvaj, tha Shilegov përcjellë TOP24.

” Jemi krenar që Shkupi është qyteti parë në Ballkan i cili vendos Bas rapid tranzit sistem (BRT), që nuk është vetëm sukses i qytetit por edhe sukses i gjithë shtetit. Shkupi do të fitoj trasport publik të shpejtë, të sigurtë i cili do të jetë mjaftë atraktiv dhe do të ulë komunikacionin, ndërsa me këte në mënyrë indirekte edhe aerondotjen në pjesën e komunikacionit. RItja e shpejtësisë për qasje në transport do të risë edhe numrin e udhëtarëve në trasportin publik që nënkupton se do ritet numri i atyre që shfrytëzojnë transport publik” tha Shilegov përcjell
TOP24.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close