Akuadukti në Shkup shpallet trashëgimi kulturore me vlerë të veçantë (FOTO)
21 Prill, 2021
Less than a minute
Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, vend i cili gjatë historisë ka qenë shtëpi e qytetërimeve të ndryshme, tërheq vëmendjen e vizitorëve me stilet arkitekturore të kohërave të ndryshme që janë të pranishme në këtë qytet. Qyteti brenda tij ka vendbanim antik dhe vend arkeologjik të mbetura edhe para kohës së Bizantit, ndërsa gjithashtu në qytet ndodhen edhe ndërtesa të periudhës osmane, jugosllave, të arkitekturës brutaliste të ndërtuar pas tërmetit të vitit 1963, i cili shkatërroi gati gjysmën e qytetit si dhe fasadat e stilit barok të ndërtuara në vitet e fundit. Shkupi gjithashtu ka një ndërtesë të stilit neo-andaluziane gjë që në gjeografinë e afërt mund të vërehet rrallë. Një vepër tjetër që dëshmon historinë e qytetit është Akuadukti i Shkupit (foto). ( Furkan Abdula - Anadolu Agency )
Me propozim të Ministrisë së Kulturës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit ka sjell vendim përmes të cilit monumentin Akuadukti në Shkup e shpall trashëgimi kulturore me vlerë të veçantë.
“Bazuar në mendimin pozitiv të Këshilli Nacional për trashëgimi kulturore, me propozim të Ministrisë së Kulturës, Qeveria solli vendi me të cilin monumentin Akuadukti në Shkup ta shpall trashëgimi kulturore me vlerë të veçantë. Andaj me miratimin e këtij vendimi sigurohet mbrojtje të përhershme të Akuaduktit të Shkupit, i cili u ndërtua në shekullin VI dhe u rikonstruktua në fund të shekullit XV”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.