
Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zlatibor Lonçar ka deklaruar se në Serbi janë vaksinuar 15 mijë qytetarë maqedonas.
Në konferencën e përbashkët me Vanko Filipçe, Lonçar shtoi se ata që e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në një nga pikat në Serbi, dozën e dytë e kanë të rezervuar dhe mund ta marrin në terminët e caktuar. Megjithatë ai la mundësi që doza e dytë të mund të merret në vendin tonë.



