
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se deri tek Qeveria është dërguar propozim për ndryshim të ligjit për mbrojtje shëndetësore, me të cilin parashikohet kufizimi i pagesës së mjeteve financiare për pacientë të cilët mjekohen nga koronavirusi.
“Sot në takimin kryesor kordinativ të shtabit të krizës u diskutuan më tepër gjëra. U soll vendimi që të bëhet ndryshim në ligjin për mbrojtje shëndetësore me të cilin në spitalet private do të bëhet kufizimi i pagesës më mjeteve financiare për sa kohë do të zgjasë kriza, më saktësisht mjekimi nga koronavirusi. E dëgjuam apelin e qytetarëve dhe tani më nesër në qeveri do ta dorëzojmë propozim ligjin për mbrojtje shëndetësore”, tha Filipçe, raporton SHENJA.



