LajmeRajon

“Brengosëse çka po dëgjohet se janë marrë dosjet e Millosheviqit nga Gjykata Speciale”

Uran Ismaili, sekretar i PDK-së thotë se është brengosëse që dosjet e Millosheviqit po përdoren nga Gjykata Speciale.

“Është e vërtetë që Gjykata e godet PDK-në sepse PDK e ka në ADN, UÇK-në. Është brengosëse çka po dëgjohet se janë marrë dosjet e Millosheviqit nga Gjykata Speciale”, deklaroi Ismaili, raporton Gazeta Blic.

“Në dosjet e Millosheviqit janë dosje kundër shqiptarëve, që kanë ndjekë veprimatarët shqiptarë, dosje që kanë tentu me e shfaqë UÇK-në si organizatë terroriste, çka na mbete është të presim”, shtoiIsmaili.

Uran Ismaili thotë se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave.

Ismaili në Pressing tha se Kosova kishte dy fish më shumë kushte se të tjerët dhe i ka plotësuar.

“Ne kemi pasur dy fish më shumë kushte nga bashkësia ndërkombëtare dhe ne i kemi plotësu, në dialog nuk shkojmë për hatër të ndërkombëtarëve, por shkojmë për krijim të paqes, të anëtarësohemi në NATO. Jemi fut në dialog me forcu shtetin e Kosovës” tha Ismaili.

“Qëllimi ynë si opozitë është me i ndihmu dialogut”, deklaroi Ismaili.

Related Articles

Back to top button
Close
Close