MaqedoniTopLajm

Ministri Nuredini takon ministren austriake Edtstadller: Bisedohet mbi rëndësinë e fillimit të negociatave me BE

Nuredini në takim bilateral me Ministren Federale të Austrisë për BE dhe Kushtetutë, Karoline Edtstadller

Në takimin e djeshëm midis Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe Ministres Federale të Austrisë për BE dhe Kushtetutë Karoline Edtstadller në Vjenë, u bisedua mbi rëndësinë e fillimit të negociatave që Republika e Maqedonisë së Veriut të bashkohet me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur dhe mënyrat se si Austria të përkrah këtë proces.

Gjithashtu u diskutua edhe për detyrimet e Kapitullit 27, në lidhje me mbrojtjen e mjedisit dhe gjatë kësaj duke theksuar se si Austria mund të na mbështesë me ekspertizë teknike dhe përvojë praktike, veçanërisht në fushën e menaxhimit të mbetjeve.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close