LajmeRajon

Vuçiq takohet me Palmer dhe Lajçak: Folëm për tema të rëndësishme, besoj se do të kemi rezultate

Në Bruksel, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së sotme është takuar me Mathew Palmer, Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, dhe me Miroslav Lajçak, të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

Vuçiq pas takimit ka thënë se ata kanë folur për tema të rëndësishme, transmeton Klan Kosova.

 

“Dialogu zyrtar do të vazhdojë nesër, ne sot kemi takime me ekipet tona dhe unë besoj se do të kemi rezultate”, ka thënë Vuçiq.

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nesër do të zhvillojnë një takim në Bruksel në kuadër të dialogut me Josep Borrell përfaqësues i BE-së për politikë të jashtme dhe Siguri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close