Izet Mexhiti: Kumanova na bëri bashkë për 28 Nëntorin, me këngë shqipe dhe flamuj kuqezi

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka përmbyllur në Kumanovë aktivitetet festive me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mexhiti ka bërë të ditur se pas disa ditësh të mbushura me aktivitete kulturore e festive, Kumanova ishte vendi ku u përmbyllën festimet e këtij Nëntori.

Në një atmosferë të veçantë, me këngë shqipe, flamuj kuqezi dhe pjesëmarrje të qytetarëve, festa u shënua me emocione dhe krenari kombëtare.

Mexhiti ka falënderuar qytetarët e Kumanovës për mikpritjen, ngrohtësinë dhe atmosferën festive, duke e cilësuar këtë përmbyllje si një moment të bukur bashkimi në festën e shqiptarëve.