Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka përmbyllur festimet e 28 Nëntorit në Kumanovë, në manifestimin qendror të organizuar nga VLEN-i.
Kasami, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka theksuar se 28 Nëntori, Dita e Flamurit, bart me vete amanetin e shumë gjeneratave që sakrifikuan për shqiptarinë.
Ai ka theksuar se ky amanet duhet të mbrohet me përkushtim të vazhdueshëm.
“Vazhdojmë me përkushtim të mbrojmë këtë amanet, çdo ditë, çdo çast dhe me gjithë kapacitetin tonë”, ka shkruar Kasami.


