Prof.Inord. Shpendim Oxha
Përgjegjësia e politikës shqiptare për ruajtjen e gjuhës, arsimit dhe identitetit kombëtar
Manastiri nuk është thjesht një qytet në hartën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për shqiptarët, ai përfaqëson një simbol të rëndësishëm historik, kulturor dhe kombëtar. Pikërisht në këtë qytet, në nëntor të vitit 1908, u mbajt Kongresi i Manastirit, një ngjarje që shënoi një kthesë vendimtare në historinë e gjuhës shqipe dhe në procesin e konsolidimit të identitetit kombëtar shqiptar. Prandaj, Manastiri nuk duhet të kujtohet vetëm si vendi ku u njësua alfabeti i gjuhës shqipe, por edhe si një hapësirë ku duhet të mbrohet dhe të zhvillohet vazhdimësia e kësaj gjuhe ndër brezat e rinj.
Megjithatë, ndërmjet rëndësisë historike të këtij qyteti dhe realitetit të sotëm ekziston një kontrast që kërkon reflektim serioz politik dhe shoqëror. Çdo vit, në Manastir organizohen manifestime, përkujtime dhe aktivitete kushtuar Kongresit të Alfabetit. Përfaqësues politikë (nga vendi, Shqipëria dhe Kosova), institucionalë dhe publikë shqiptarë marrin pjesë në këto ngjarje, duke theksuar rëndësinë e gjuhës, historisë dhe identitetit kombëtar. Por, përtej fjalimeve solemne, portreteve fotografike dhe mesazheve përkujtimore, shtrohet një pyetje thelbësore: Çfarë është bërë konkretisht për të siguruar që gjuha shqipe të ketë të ardhme në këtë qytet historik e kombëtarë?
Kjo pyetje bëhet edhe më domethënëse kur shqyrtohet gjendja e arsimit shqip në Manastir. Sipas të dhënave të paraqitura, rreth 177 nxënës shqiptarë ndjekin mësimin në gjuhën shqipe në shkollën „Goce Delçev“, deri në përfundimin e klasës së nëntë. Prej këtyre nxënësëve prej në klasë të gjashtë e deri në klasë të nëntë 70 përqindë lëndët i kanë në gjuhën maqedonase, shkaku i thjeshtë: SKEMI KUADËR. Kurse rreth 50 nxënës shqiptarë regjistrohen prej në klasë të parë në gjuhën maqedonase, shkaku: transporti, dhe mësim më mirë të gjuhës maqedonase që të mos ketë problem në gjimnazin që do vijojnë në gjuhën maqedonase. Pas kësaj periudhe, ata përballen me një realitet të vështirë: mungesën e një gjimnazi me mësim në gjuhën shqipe, gjë që i orienton drejt vazhdimit të shkollimit në gjuhën maqedonase. Nga kjo Manastiri ka në këtë kohë 227 nxënës shqiptarë, kurse në paralele i bie 11 paralele.
Në këtë kontekst, vëmendja duhet të drejtohet veçanërisht te përfaqësuesit politikë shqiptarë. Deputetët, ministrat, zëvendësministrat, funksionarët shtetërorë dhe drejtuesit e partive politike shqiptare nuk mund të kufizohen vetëm në përfaqësimin simbolik të interesave kombëtare. Përgjegjësia e tyre duhet të matet edhe përmes rezultateve konkrete që arrijnë në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të qytetarëve shqiptarë.
Është e lehtë të flitet për rëndësinë e Kongresit të Manastirit, të përkujtohet historia dhe të theksohet sakrifica e rilindësve shqiptarë. Por shumë më e rëndësishme është të dëshmohet se kjo trashëgimi historike mbrohet përmes politikave arsimore, vendimeve institucionale dhe angazhimit të vazhdueshëm politik. Nëse alfabeti shqiptar u bë simbol i bashkimit dhe i emancipimit kombëtar, atëherë përgjegjësia e politikanëve të sotëm, në Maqdoninë e veriut, Kosovë dhe Shqipëri, është që kjo gjuhë të mos mbetet vetëm pjesë e ceremonive, por të jetë gjuhë e gjallë e arsimit, administratës, kulturës dhe jetës publike.
Prandaj, është legjitime të shtrohen disa pyetje: A është ngritur çështja e hapjes së një gjimnazi në gjuhën shqipe në Manastir në mënyrë sistematike në institucionet përkatëse? A janë paraqitur iniciativa konkrete nga deputetët shqiptarë? A kanë ndërmarrë ministrat dhe përfaqësuesit politikë hapa të matshëm për zgjidhjen e këtij problemi? A ekziston një strategji afatgjatë për mbrojtjen dhe zhvillimin e arsimit shqip në këtë qytet? A e din kryeministri Rama dhe kryeminstri Kurti për fjalime e tyre në Manastir se aty nxënësit shqiptarë nuk kanë shkollë të mesme në gjuhën e tyre amtare? A po e dinë këta portretë në kornizë se asimilimi po ndodhë në Manastirë ndër dekada dhe në ditët e sodit?
Këto pyetje nuk synojnë të prodhojnë polemikë politike, por të kërkojnë përgjegjësi publike. Politika nuk duhet të vlerësohet vetëm sipas deklaratave, premtimeve apo pjesëmarrjes në manifestime, por edhe sipas rezultateve që prodhon për qytetarët. Përfaqësimi politik merr kuptim të plotë vetëm atëherë kur shndërrohet në zgjidhje konkrete të problemeve të shoqërisë.
Politikanët shqiptarë duhet të kalojnë nga deklaratat në veprime konkrete: të kërkojnë analiza të nevojave arsimore, të sigurojnë kuadrin e nevojshëm profesional, të iniciojnë procedurat për hapjen e paraleleve ose të një gjimnazi në gjuhën shqipe dhe të kërkojnë përgjegjësi nga institucionet kompetente. Vetëm përmes këtyre hapave mund të dëshmohet se mbrojtja e gjuhës shqipe është prioritet real dhe jo vetëm pjesë e retorikës politike.
Në fund, Manastiri duhet të na kujtojë jo vetëm atë që arritën rilindësit shqiptarë më shumë se një


