Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër ndaj VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, pas një rasti të raportuar në Ohër, ku një edukatore u ka kërkuar prindërve të mos i veshin fëmijët me veshje kombëtare.
“Më vjen keq shpirtërisht… Do t’ju kisha lutur që fëmijët të mos i vishni me veshje kombëtare”, u është drejtuar edukatorja prindërve, sipas Llogës.
Ish-ministri fajëson VMRO-në dhe VLEN-in për këtë situatë.
“Ky huxhum i VMRO-së dhe i shërbëtorëve të VLEN-it, për të mos i lejuar fëmijët shqiptarë të kremtojnë me veshje dhe simbole kombëtare, fuqinë e vet e merr nga pafuqia e pushtetarëve pakurrizorë. TURP E FAQJA ZEZË!”, ka shkruar Lloga në Facebook.


