NPK- Tetova me aksion të ri të nëntorit, Bislimi kemi shtuar kapacietet! (Foto/Video)

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, Samet Bislimi gjatë ditës së sotme ka deklaruar se ndërmarrja që ai drejton edhe për muajn nëntor ka filluar me zbatimin e planit aksional me kapacietet e shtuara të mehanizmit teknik dhe njëkohësisht me një plan aksional më të gjerë për veprim, shkruan Top24

Bislimi gjatë ditës së djeshme ka shpërndarë edhe një video të futjes në shërbim të T-Klik të shërbimeve të NPK-së me anë të së cilave lehtohet veprimi dhe intervenimi në kohë në të gjithë teritorin e komunës së Tetovës.

“Në muajn nëntor kemi zgjeruar planin aksional për veprimet e NPK-së në Tetovë pasi tani më jemi paisur me mehanizma të ri si fshise me motor, autobote ujti për larje të rrugëve dhe ekip i cili është po ashtu i përgaditur për kushte dimërore. Siç keni vërejtur nga dita e djeshme kemi vënë në funksion edhe shërbimet on-line të NPK-së përmes aplikacionit T-Klik ku qytetarët munden përmes këtij aplikacioni të raportojnë në kohë reale. Dua të theksoj se aktulisht përshkak të sezonit po i zëvendësojmë edhe pemët e dëmtura në qytet dhe kjo shkon sipas planit” tha Samet Bislimi

Aksioni për pastrimin e qytetit në rrugica, rrugë, bulevarde, sheshe dhe parqe ka filluar prej në shtator me një intesitet të forcuar ndërsa zëvendësimi i drunjëve po vazhdon sipas një dinamike me prioritet.