Video/ Asani nuk ka të ndalur në Champions-in Aziatik, sulmuesi shqiptar i jep fitoren skuadrës së tij në frymën e fundit

Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë në Champions League të Azisë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë protagonist në fitoren 1-0 të Esteghlalit ndaj Shamalit, duke realizuar golin vendimtar në frymën e fundit të takimit.

Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Asani u shfaq në momentin e duhur. Në minutën e 91-të, shqiptari mori një top brenda zonës dhe, i vetëm përballë portierit kundërshtar, nuk gaboi, duke dërguar topin në rrjetë.

Një gol me shumë vlerë për skuadrën iraniane, që siguroi tri pikët falë finalizimit të sulmuesit shqiptar.