Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë ditës së sotme ka pritur nxënësit e shkollës fillore “Jashar Bej Shkupi” dhe “Tefejuz” të cilëve ju foli për detyrat dhe obligimet e që ka kryetari i komunës dhe përkushtimin e tij për një të ardhme më të mirë për të gjithë nxënësit e komunës së Çairit, shkruan Top24
Në këtë takim kryetari i Çairit u sfidua nga voglushja Eda e cila i tha Mexhitit se kur të ritet do të jetë kryetare e komunës ndërsa Mexhiti përnjherë i liroi karigen duke e lejuar të ulet në karigen e të parit të Çairit.
Në postimin e tij Mexhiti shkruan se ” Çdo fëmijë ka të drejtë të dëgjohet, të mësojë, të ndihet i sigurt dhe të ketë mundësi për t’i zhvilluar aftësitë e veta. Kemi përgjegjësi që këto të drejta t’i bëjmë pjesë të përditshmërisë së tyre, në shkollë, në lagje dhe në institucionet tona. Fëmijët tanë duhet të rriten me bindjen se zëri i tyre ka peshë dhe se mund të drejtojnë e të marrin vendime. Detyra jonë është t’i mbështesim dhe të largojmë pengesat e paragjykimet që ua vështirësojnë rrugën. Këta fëmijë janë e ardhmja e Çairit dhe e vendit.”
Postimi i plotë i Izet Mexhitit:


