LIVE: Nis festa e madhe në Çellopek, me curle e tupana për fitoren e Arkin Jahijit në Bërvenicë! (VIDEO)

Atmosferë festive është krijuar në fshatin Çellopek, ku mbështetësit e AKI-së kanë nisur festën me curle e tupana pas shpalljes së fitores së Arkin Jahijit në zgjedhjet për Komunën e Bërvenicës.

Me muzikë tradicionale, valle dhe brohoritje, simpatizantët po festojnë rezultatin zgjedhor, ndërsa shtabi i AKI-së është shndërruar në qendër të festimeve.

Festimet kanë nisur menjëherë pas shpalljes së fitores, ndërsa festa po vazhdon në Çellopek.

https://www.facebook.com/share/v/1QMbs4ydmi/?mibextid=wwXIfr