LIVE: Ali Ahmeti dhe Arben Taravari mbërrijnë në Çellopek, i bashkohen festës për fitoren e Arkin Jahijit!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kanë mbërritur në fshatin Çellopek, ku po zhvillohet festa pas fitores së Arkin Jahijit në zgjedhjet për Komunën e Bërvenicës.

Dy liderët janë pritur në atmosferë festive nga mbështetësit e AKI-së dhe qytetarët e mbledhur në Çellopek, ku festa po vazhdon me curle, tupana dhe valle tradicionale shqiptare.

Prania e Ali Ahmetit dhe Arben Taravarit i ka dhënë edhe më shumë vëmendje festës së organizuar pas rezultatit zgjedhor në Bërvenicë.