Rezultatet përfundimtare në Bërvenicë: AKI fiton me 263 vota diferencë ndaj VMRO-së!

 Janë publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës, ku AKI ka siguruar fitoren me 4.438 vota, kundrejt 4.175 votave të VMRO-së.

Sipas këtyre rezultateve, AKI ka fituar me një diferencë prej 263 votash, duke siguruar fitoren e Arkin Jahijit dhe drejtimin e Komunës së Bërvenicës.

Rezultati përfundimtar konfirmon epërsinë e AKI-së në këtë garë zgjedhore.