MPB: Zgjedhjet në Bërvenicë përfunduan pa incidente dhe pa shkelje të rendit publik

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se rrethi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme lokale në Komunën e Bërvenicës ka përfunduar pa incidente dhe pa shkelje të rendit dhe qetësisë publike.

Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë gjithë ditës janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, sigurinë e qytetarëve dhe ruajtjen e gjendjes së qëndrueshme të sigurisë.

Nga MPB theksojnë se procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të sigurt dhe pa pengesa, ndërsa nuk janë regjistruar incidente gjatë ditës së votimit.