Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, përmes të cilit ka shprehur dashurinë dhe mbështetjen e tij për vendin.
Në reagimin e tij, Rama ka theksuar se dashuria për Shqipërinë ka qenë e njëjtë si në periudhat e vështira, ashtu edhe sot, kur, sipas tij, vendi është më i fortë.
“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, ka shkruar Rama.
Mesazhi i kryeministrit vjen në një kohë kur në Shqipëri po zhvillohen protesta të shoqëruara me tensione dhe akte dhune.


