35 përfaqësues të organizatave qytetare morën pjesë në sesionin informues për thirrjen e BE-së në Koçan

35 përfaqësues të organizatave qytetare nga Koçani dhe komunat përreth Çeshinovë-Obleshevë, Zërnovc dhe Vinicë morën pjesë në sesionin informues për thirrjen e Bashkimit Evropian “Mbështetje për të rinjtë për fuqizim ekonomik dhe sipërmarrje në rajonin e Koçanit”, e cila u mbajt në hotelin “Amor” në Koçan informon Tetovasot.

Gjatë sesionit u prezantuan kushtet për aplikim, kriteret e përshtatshmërisë, aktivitetet dhe shpenzimet e pranueshme, si dhe udhëzimet për përgatitjen dhe dorëzimin e aplikimeve.

Thirrja mbështet iniciativa në dy fusha kryesore:

zhvillimin e aftësive digjitale dhe njohurive për inteligjencën artificiale;
sipërmarrjen rinore dhe sociale.

Organizatat e përzgjedhura do të përfitojnë mbështetje direkte financiare nga 10 mijë deri në 15 mijë euro për projekt, për realizimin e aktiviteteve që do të zgjasin 10 muaj.

Qëllimi i kësaj thirrjeje është fuqizimi ekonomik i të rinjve dhe krijimi i mundësive të reja për zhvillimin e tyre personal dhe profesional në rajonin e Koçanit.

Për organizatat që nuk kanë mundur të marrin pjesë në sesionin e mbajtur në Koçan, janë paraparë edhe dy sesione informuese online, më 27 tetor dhe 6 nëntor 2026, duke filluar nga ora 11:00.

Të gjitha organizatat e interesuara mund të ndjekin faqet zyrtare të projektit EU4CR në Facebook dhe Instagram, si dhe ueb-faqen www.eu4cr.mk, ku janë të publikuara të gjitha informacionet për thirrjen dhe procesin e aplikimit.

Afati i fundit për aplikim është 16 nëntor 2026, deri në orën 17:00.

Thirrja realizohet në kuadër të projektit “Mekanizmi i BE-së për Rezistencën Qytetare – Faza II: Mbështetje për organizatat qytetare dhe organizatat bazë”, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit IPA III për mbështetjen e shoqërisë civile dhe mediave 2024–2025 për Republikën e Maqedonisë së Veriut.