Ministrisë së Arsimit i është vënë flaka sot më 14 tetor nga ana e protestuesve.
Të rinjtë kanë hipur mbi muret e Ministrisë, ndërsa u bëjnë thirrje edhe qytetarëve të tjerë, që të bashkohen me ta.
Rezistenca e qytetarëve vijon që të jetë e fuqishme, duke u përballur me forcat e policisë.
Pavarësisht se policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të qytetarëve, këta të fundit janë afruar sërish dhe refuzojnë që të largohen nga Rruga e Durrësit. Tashmë ka një ofensivë nga policia, që po përpiqet të shpërndajë studentët.
Ata shprehen se jetesa në Tiranë thuajse është bërë e pamundur, duke kërkuar ndryshim të sistemit.


