Ndizen tensionet në qendër të Tiranës/ Dy vatra zjarri pranë zonës qendrore, tymi i zi mbulon qiellin

Situata në kryeqytet bëhet gjithnjë e më kritike. Pranë zonës qendrore të Tiranës janë regjistruar dy vatra zjarri, të cilat kanë shkaktuar një re të madhe tymi të zi.

Shtëllungat e dendura të tymit janë përhapur në të gjithë zonën përreth, duke u dalluar qartë edhe nga distanca të largëta.

Sakaq, mungon ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse në zonë.