Tottenham, Bentancur godet me kokë Shaw dhe ndëshkohet me karton të kuq, De Zerbi befason: E putha…

Pjesa e dytë e ndeshjes mes Manchester United dhe Tottenham e vlefshme për Premier League dhe që u mbyll me barazimin 1-1, pati një klimë të tensionuar. protagonistë u bënë Luke Shaw dhe Bentancour.

Futbollisti i Manchester United e shtyu kundërshtarin e tij, gjë që solli reagimin shumë agresiv të uruguajanit që e goditi me kokë; arbitri Attwell nuk ngurroi dhe e ndëshkoi futbollistin e Tottenham me karton të kuq, por fali mbrojtësin e Manchester United duke e ndëshkuar vetëm me karton të verdhë.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri De Zerbi befasoi të gjithë me deklaratën e tij teksa komplimentoi futbollistin e tij.

‘Më pëlqeu mënyra si reaguam pas momentit të kartonit të kuq-tha De Zerbi-kemi nevojë për situata si kjo. Nuk e pranuam humbjen, duhet të reagojmë në të gjitha mënyrat e mundshme. E putha Betancour në dhomën e zhveshjes dhe i thashë: faleminderit. Futbolli është karakter’

Trajneri De Zerbi e vijon më tej analizën e tij për ndeshjen në Old Trafford.

‘Mendoj se në atë moment, kur ishim 10 kundër 11, ndoshta luajtëm me më shumë kurajo, më shumë energji dhe ndryshuam ndeshjen. Në përgjithësi zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, mendoj se po luajmë mirë dhe jo vetëm sot. Solanke është një djalë dhe futbollist shumë i mirë’-pohoi trajneri Roberto De Zerbi