Vetëm 4 ditë pas lamtumirës emotive me kombëtaren argjentinase, Lionel Messi dhuroi një tjetër festival futbolli, këtë radhë me Inter Miami në ndeshjen me DC United e fituar 4-0 me argjentinasin që shënoi një dygolësh ashtu sikurse miku i tij Luis Suarez.
Me këtë dygolësh, Lionel Messi shkon në kuotën e 23 golave në total në Major League Soccer dh e e çon në 934 numrin e finalizimeve në të gjithë karrierën e tij. Messi ishte titullar në sfidën me DC United, me 39 vjeçarin që i zhvilloi të gjitha ndeshjet me Inter Miamin gjatë pauzës së ndeshjeve të kombëtareve dhe shkoi në Argjentinë vetëm për ndeshjen e lamtumirës së tij nga kombëtarja Albiceleste ku edhe aty shënoi dhe dha dy asist.
Nëse marrim parasysh edhe ndeshjen me Benin, Lionel Messi e çon në 5 numrin e ndeshjeve radhazi që gjen rrugën e rrjetës. Në sfidën me DC United, Messi shënoi që në castet e para të pjesës së dytë pas një asisti të Suarez, ndërsa në minutën e 60 ylli argjentinas kompletoi mbrëmjen magjike pasi evitoi 3 mbrojtës hyri në zonë dhe mposhti portierin duke ngritur peshë publikun në NU Stadium për të fiksuar fitoren 4-0 të Inter Miamit që është në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit me 49 pikë, pas Nashville.


