Noa Lang ishte një prej protagonisëve në fitoren 3-0 të Napolit ndaj Frosinones në Serinë A italiane teksa ishte një prej golashënuesve të kësaj sfide.
Pas një vere që e kaloi duke e menduar veten më shumë jashtë skuadre se brenda saj, futbollisti tani është në qendër të projektit të ri të Massimiliano Allegrit dhe pas përfundimit të ndeshjes, Lang në prononcimin e tij për median nuk ngurroi të thumbojë ish trajnerin e Napolit Antonio Conte.
‘Sezonin e kaluar, me një tjetër trajner ishte pak e vështirë, kurse tani ndjej besimin e Allegrit-tha fantazisti për DAZN-diferenca më e madhe është se ky trajner më flet, ndryshe nga ai i vitit të kaluar. Më thotë si duhet të përmirësohem, si duhet të lëviz në fushën e lojës’.


