Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se së bashku me Endritin do të udhëtojë drejt Hagës, një ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij.
“Nesër është një ditë e shumëpritur. Pas gjashtë vitesh pritjeje, shprese dhe besimi, presim vendimin lirues për Presidentin Hashim Thaçi dhe shokët e tij”, ka shkruar Tahiri.
Ai e ka përmbyllur mesazhin me thirrjen: “Liri për çlirimtarët!”


