E dha makinën hua, përfundoi e shitur pa kontratë – policia e kthen automjetin te pronari

Gostivar – Një automjet “Volkswagen Golf” është kthyer te pronari i tij pasi u zbulua se ishte shitur pa kontratë shitblerjeje. Sipas policisë, pronari nga Tetova kishte denoncuar se ia kishte dhënë makinën për përdorim një personi nga Gostivari, i cili më pas kishte ndërprerë kontaktet. Automjeti u gjet te një 51-vjeçar nga Gostivari, i cili deklaroi se e kishte blerë duke paguar një pjesë të shumës. Policia ka konfiskuar automjetin dhe po heton rastin.