Ndërprerja e seancës, Hoti: Jemi jashtë spektrit kushtetues

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, para mediave është deklaruar edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Para gazetarëve, Hoti tha se në seancë konstituive do të marrin pjesë sa herë që të ftohet një e tillë, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, Hoti theksoi se aktualisht, situata në politikë është jashtë spektrit kushtetuese.

“Sa herë që ftohet seanca ne do të marrim pjesë, por të jemi të qartë, jemi jashtë, jo në kundërshtim me kushtetuesen, por jemi komplet jashtë spektrit kushtetues, çdo sjellje që bëhet”, u shpreh Hoti.