Sharr Braina hyn në BBVK 5, artisti zbulon nëse do të dashurohet në shtëpi (VIDEO)

Sharr Braina është banori i radhës që i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5.

Artisti 26-vjeçar nga Gjermania ka treguar se do të japë maksimumin gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të madhe në vend.

Ndërkaq, i pyetur nëse është kthyer ndonjëherë te një ish-partnere, ai u përgjigj me “jo”, duke shtuar se beson se mund të dashurohet gjatë eksperiencës së tij në Big Brother.