Samet Bislimi nga NPK-Tetova, prezanton flotën e re të kësaj ndërmarrje, “pastërtinë ua kemi borxh qytetarëve”

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, Samet Bislimi gjatë mbrëmjes së sotme ka prezantuar flotën ere të kësaj ndërmarrje e cila sipas tij do të ndikoj dukshëm në përmirësimin e pastërtisë në lagjet, rrugicat dhe bulevadete e Tetovës, shkruan Top24

Postimi i plotë i Samet Bislimit:

Në shërbim të qytetit, për Tetovën tonë të pastër!
NPK Tetovë kujdeset çdo ditë për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e qytetit përmes automjeteve dhe makinerive
💦 Autocisternat – për larjen e rrugëve dhe sipërfaqeve publike.
🧹 Fshesat mekanike – për pastrimin e rrugëve nga pluhuri, gjethet dhe papastërtitë.
🍃 Makineritë kompakte të pastrimit – për mirëmbajtjen e trotuareve dhe shesheve.
⚡ Makineritë elektrike – për mbledhjen e gjetheve dhe papastërtive në hapësirat publike.
🆕 Parku i maqinerive të NPK është furnizuar pasuruar edhe me një autocisternë të re dhe një makineri elektrike për pastrimin e trotuareve, duke rritur kapacitetet për shërbime më efikase ndaj qytetarëve.
💚 Me përkushtim dhe punë të vazhdueshme, punojmë çdo ditë për një qytet më të pastër e më të bukur.