Nagavci pasi s’ia votuan PDK-së nënkryetaren: Jemi të interesuar të shmangim zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se deputetët e Vetëvendosjes nuk do ta votojnë Vlora Çitakun e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit.

Njëherësh, seanca konstituive është ndërprerë pikërisht, pasi VV nuk e mbështeti kandidaturën e Çitakut.

“VV do ta votojë një kandidat të PDK-së për nënkryetar, ashtu siç i takon, dhe natyrisht do ta votojë një kandidat të LDK-së. Por nuk mund ta votojmë Çitakun dhe nuk vazhdojmë tutje në këtë situatë që ta konstituojmë Kuvendin, t’i përdorim 53 vota për t’ia dhënë dikujt që ka synim dhe qëllim të na çojë në zgjedhje”, tha mes tjerash Nagavci.