
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar për përfshirjen e disa projekteve të rëndësishme për Komunën e Sarajit në rebalansin e buxhetit të Qytetit të Shkupit, raporton Zyrtare.
Sipas Gjorgjievskit, në kuadër të projekteve të planifikuara parashihet ndërtimi i një ure të re dhe një rrethrrotullimi në Saraj, si dhe realizimi i rrugëve të reja dhe projekteve të tjera infrastrukturore.
“Ajo që premtojmë, atë e realizojmë!”, ka shkruar Gjorgjievski, duke e cilësuar investimin si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe qarkullimit në këtë pjesë të qytetit.
Ai theksoi se me realizimin e këtyre projekteve, Shkupi do të ketë një hyrje të re, ndërsa qytetarët e Sarajit pritet të përfitojnë infrastrukturë të përmirësuar dhe kushte më të mira për komunikacion.



