LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM: Mickoski ende nuk ka marrë përgjegjësi për veprimet e Kitanoviqit dhe Stoilkoviqit

LSDM i ka bërë përsëri thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski që t’i mbajë përgjegjës zyrtarët e koalicionit Ivan Stoilkoviq dhe Dalibor Kitanoviq, duke i akuzuar ata për miratim të heshtur të paraqitjeve të tyre publike duke mbetur në detyrë.

Nga LSDM thonë se Stoilkoviq, i cili është pjesë e qeverisë, fyeu deputetët dhe vlerësoi Ratko Mladiçin në Kuvend, ndërsa Kitanoviq, si drejtor i Agjencisë për të Drejtat e Komuniteteve, publikoi lëvdata për një njeri të cilin LSDM e akuzon për spastrim etnik.

LSDM përmend edhe Mirosllav Triçkoviqin, drejtor i Drejtorisë për Zhvillimin dhe Promovimin e Arsimit në Gjuhët e Komuniteteve, për të cilin pretendojnë se ka publikuar përmbajtje fyese dhe gjuhë urrejtjeje drejtuar LSDM-së dhe kryetarit të partisë, Venko Filipçe.

“Ky është ekipi i Stoilkoviqit. Ky është ekipi i Mickoskit dhe të gjithë së bashku janë ekipi i Vuçiqit”, akuzojnë nga LSDM.

Nga LSDM shtojnë mungesa e dorëheqjeve ose shkarkimeve do të thotë që Stoilkoviq dhe Kitanoviq mbeten në të njëjtat pozicione dhe se Kryeministri Mickoski nuk merr përgjegjësi për veprimet e tyre.

Partia vlerëson se mungesa e dorëheqjeve ose shkarkimeve do të thotë që Stoilkoviq dhe Kitanoviq mbeten në të njëjtat pozicione dhe se kryeministri Mickoski nuk merr përgjegjësi për veprimet e tyre.

Related Articles

Back to top button
Close
Close