
nteligjenca artificiale mund të sjellë rreziqe serioze për stabilitetin e tregjeve financiare, ka qenë një nga temat kryesore të diskutimeve në simpoziumin e bankierëve qendrorë në Jackson Hole.
Ekspertët paralajmërojnë se sistemet e avancuara të AI mund të analizojnë dhe parashikojnë veprimet e bankave qendrore shumë më shpejt se njerëzit, duke krijuar mundësi për manipulime ose lëvizje të papritura në tregje.
Në diskutim është ngritur edhe ideja që bankat qendrore të ndryshojnë mënyrën e komunikimit dhe të krijojnë masa të reja për të parandaluar shfrytëzimin e politikave të tyre nga inteligjenca artificiale.



