
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy, mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përkujtimit të Festës së Fitores – 30 Gushtit.
Sali theksoi se kjo ditë e rëndësishme për popullin turk simbolizon qëndresën, unitetin dhe vendosmërinë për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të vendit.
Ai vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke i uruar popullit turk Festën e Fitores – 30 Gushtin.



