LajmeMaqedoniTopLajm

U publikua lista e nxënësve të pranuar në Shkollën e Mesme të Policisë në Shkup, nga 310 gjithsej, vetëm 6 janë shqiptarë

Është publikuar lista përfundimtare e 310 nxënësve të pranuar në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji”. Ajo që bie në sy në listën e publikuar është numri shumë i ulët i nxënësve shqiptarë. Nga gjithsej 310 të pranuar, shqiptarët janë aq pak sa numërohen me gishta dhe nuk e kalojnë numrin 10.

Nxënësit e pranuar ftohen që më 1 shtator 2026, në ora 10:00, të paraqiten në Akademinë e Policisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Idrizovë, së bashku me një prind, kujdestar ose përfaqësues ligjor, me dokument identifikimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes për shkollim.

Nxënësit do të qëndrojnë në Akademinë e Policisë deri më 4 shtator 2026, në ora 15:00.

Për shkak të akomodimit në konvikt, nxënësit duhet të marrin me vete rroba, veshje sportive, mjete për higjienë personale dhe sende të tjera personale, por jo sende me vlerë.

Nga Shkolla e Mesme e Policisë bëjnë të ditur se nxënësit e pranuar duhet të çregjistrohen nga shkolla e mesme ku kanë qenë të regjistruar, si dhe të kërkojnë çregjistrimin e tyre nga sistemi EMIS-ESARU për ditarin elektronik.

Lista e kandidatëve të pranuar është publikuar zyrtarisht edhe në ambientet e Shkollës së Mesme të Policisë.

Shqiptarët, më pak se 10 në mesin e 310 të pranuarve?

Ajo që bie në sy në listën e publikuar është numri shumë i ulët i nxënësve shqiptarë. Nga gjithsej 310 të pranuar, shqiptarët janë aq pak sa numërohen me gishta dhe nuk e kalojnë numrin 10, përkatësisht janë vetëm 6 të pranuar.

Kjo do të thotë se shqiptarët përbëjnë vetëm një pjesë shumë të vogël të gjeneratës së re të nxënësve të Shkollës së Mesme të Policisë “7 Maji”, duke ngritur edhe njëherë pikëpyetje për përfaqësimin e barabartë etnik në institucionet e sigurisë.

Lista e plotë me 310 emrat e të pranuarve është publikuar zyrtarisht më poshtë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close